Biografia e z. Behgjet Pacolli.

Behgjet Isa Pacolli

Data,vendi i lindjes, familja
30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me znj. Masha Pacolli. Prind i pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës dhe Diarit).

Edukimi fillestar
Edukimi fillor në Marec – Kosovë.

I mesëm
Edukimi i mesëm në Prishtinë.

I lartë
1970-1973 Instituti i Tregëtisë së jashtme Hamburg, Gjermani

Specializimi
1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – Instituti Mösinger Zurich.

Profili profesional eksperienca
● 1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan.

● 1976 Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë
Peter Zimmer, Kufstein Austri.

● 1977-1980 Drejtor komercial në kompaninë Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.

● 1980-1990 Drejtor Gjeneral Interplastica
Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.

● 1990 Themelues, President dhe titullar i Mabetex
Project Engineering, Lugano Zvicër.

● 1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e
ristrutturazione, Lugano Zvicër;
● President i Mabco Construction, Lugano Zvicër
● President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;
● Titullar i Korporatës Interfin Finance Londër;
● Titullar i Mabetex International (i shtrirë 18 vende të
botës);
● Titullar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;
● Aksionar mazhoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;
● Titullar i Saranda Properties, Astana Kazakistan;
● Titullar i Sine Tempore International ;
● Titullar i agjensionit Diamond Travel;
● Titullar i Nuova Bernasconi – Lugano
● Anëtar i bordit në disa kompani nëpër botë

Veprimtaritë tjera humanitare
● Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;
● Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”
● 1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);

● 1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova;
● Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;

● Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra,Lugano;

● 2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;

● 2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujeves;

● 2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tre pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan;

● 2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello;

● 2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore);

● 2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;

● 2008-2011 – Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran;

● 2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK;

● 2009 Financon ndërtimin e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës;

● 2008 Financon projektin e rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës);

● Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë;

● Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore; (në vazhdim e sipër)

● Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit; (në vazhdim e sipër)

● Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore); (në vazhdim e sipër)

Veprimi dhe angazhimi politik

Promovues dhe Themelues
● 1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e
Kosovës, Prishtinë;
● 2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;
● 2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);
● 2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);
● 2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend);
● Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;
● 2007-2010 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ;
● 2011 Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (mandati i dytë)
● 2011 PRESIDENTI i Republikës së Kosovës
● 2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusitpolitik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

● 2011 ZËVENDËS KRYEMINISTËR I PARË i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.

Vlerësime
● Dekoratat e TMK;
● Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);
● Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
● Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;
● Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;
● Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
● Konsull nderi global i Liberisë (2002-2008);
● Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);
● Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;
● Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;
● Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
● Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri
● Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës
● Nderohet me “Çelësin e Tiranës”

Gjuhët
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja
Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.

Publikimet
• Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;
• Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.
• Themelues i gazetës ditore “Lajm”
• Autor i librit autobiografik “Nga sfida në sfidë, Jeta Behgjet Pacolli, 2010.

Të dhëna tjera
www.behgjetpacolli.com
http:// www.mabetex.com/
http:// www.ks-siguria.com/ks-siguria/
http:// www.swissdiamondhotel.net

Forumet në gjuhën angleze
http:// www.pacollikosovo.com/

http://pacolliafghanistan.com/

http://www.pacollimabetex.com/

http://www.pacollidiamond.com/

http://www.pacolligroup.com/

http://www.mabetexconstruction.com/

www.balkanwelfare.org

në gjuhën gjermane

http://www.behgjetisapacolli.de/

http://www.behgjetpacolliafghanistan.de/

http://www.behgjetpacollikazakhstan.de/

http://www.behgjetpacollikosovo.de/

http://www.behgjetpacollimabetex.de/

http://www.behgjetpacollirussia.de/

http://behgjetpacolliswitzerland.de/

http://www.behgjetpacolliusa.de/

http://www.bpacolli.de/

http://www.bpacolli.ch/

http://www.behgjetisapacolli.ch/

http://www.pacolligroup.ch/

http://www.mabetexconstruction.ch/

http://www.pacollikosova.ch/

http://www.pacollibalkan.ch/

http://www.pacollimabetex.ch/

në gjuhën shqipe

http://behgjetpacollirussia.al/

http://www.behgjetpacolliusa.al/

http://www.behgjetpacollimabetex.al/

http://www.behgjetpacollikazakhstan.al/

http://behgjetpacolliitaly.al/

http://www.behgjetpacolliafghanistan.al/

http://behgjetpacolliswitzerland.al/

në gjuhën ruse

http://behgjet-friends.ru/

http://behgjet-pacolli.ru/

http://behgjetbiography.ru/

http://behgjetbusiness.ru/

Behgjet Pacolli dhe kompania e tij në rendin e të parëve të arkitekturës botërore

[Artikulli Origjinal]

Mrekullia e Arkitekturës

Projekti të cilin ka vendosur ta ndërtoj Behgjet Pacolli, në siujdhesën “Ponte di Melide”, në liqenin e Luganos, më 27.03.2008 u prezantua para publikut zvicran. Ky projekt sigurisht radhitet ndër projektet më ambicioze dhe sfiduese të arkitekturës moderne. Në bashkpunim me partnerin e tij Zaha Hadid (arkitekte e famshme angleze), ky projekt do të ndërtohet në tre vjetët e ardhshme.
Ndërsa 20-katëshe, secili kat ka nga një apartament luksoz me sipërfaqe 600 metrash katrorë, ekzekutohet prej betonit të armuar, konstruksionit të hekurt, fasadës së aluminit dhe xhamit.
Ndërsa paraqet gurët e liqenit (të akullnajave) të kalitur në ujë me miliona vjet, të radhitur në mënyrë disporporcionale.
Kostoja e këtij projekti llogaritet mbi 120 milionë euro. Opinioni publik zvicëran e ka mirëpritur këtë projekt.
“Ponte di Melide”, pas ngritjes së këtij objekti, do të jetë pikë referuese për cdo kalimtar apo vizitor.

Projekti të cilin ka vendosur ta ndërtoj Behgjet Pacolli, në siujdhesën “Ponte di Melide”,
në liqenin e Luganos, më 27.03.2008 u prezantua para publikut zvicran

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli

Ky projekt sigurisht radhitet ndër projektet më ambicioze dhe sfiduese të arkitekturës moderne. Në bashkpunim me partnerin e tij Zaha Hadid (arkitekte e famshme angleze), ky projekt do të ndërtohet në tre vjetët e ardhshme.

Ndërsa 20-katëshe, secili kat ka nga një apartament luksoz me sipërfaqe 600 metrash katrorë, ekzekutohet prej betonit të armuar, konstruksionit të hekurt, fasadës së aluminit dhe xhamit.

Ndërsa paraqet gurët e liqenit (të akullnajave) të kalitur në ujë me miliona vjet, të radhitur në mënyrë disporporcionale.

Kostoja e këtij projekti llogaritet mbi 120 milionë euro. Opinioni publik zvicëran e ka mirëpritur këtë projekt.

“Ponte di Melide”, pas ngritjes së këtij objekti, do të jetë pikë referuese për cdo kalimtar apo vizitor.

Intervistë me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin

Mediet zvicerane duke cituar Behxhet Pacollin, jane shprehur se ky liber fyen rende ndjenjat e shqiptareve, fyen rende moralin e luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves…
BEQIR SINA
New York
Media kosovare njoftoi sot, se Kryetari i Aleances Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka iniciuar nje procedure gjyqesore kunder librit te Carla del Pontes, “Gjuetia, une dhe kriminelet”, duke kerkuar qe menjehere te nderpritet shitja dhe shperndarja e tij. Pacolli ka kerkuar qe ky liber te terhiqet nga tregu me arsyetimin se ai ofron shume dezinformata dhe shpifje. Mediet zvicerane duke cituar Behxhet Pacollin, jane shprehur se ky liber fyen rende ndjenjat e shqiptareve, fyen rende moralin e luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe ne kete menyre del Ponte permes ketij libri mundohet te njollose luften e drejte te popullit te Kosoves.
Pacolli ka thene se ne librin e saj, Del Ponte, ka sulmuar shume thelle moralin dhe ndjenjat e UÇK-se, duke i trajtuar ata kriminele te luftes dhe trafikante te organeve njerezore, ka fyer rende edhe familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes, te cilet dhane gjithçka per lirine e vendit te tyre dhe per te mbrojtur popullin e pafajshem te Kosoves, derisa makineria serbe i debonte me dhune nga Kosova – thuhet ne gazeten “Corrierre del Ticino”. Behet e ditur se zoteri Pacolli ka angazhuar dy zyra te avokateve nderkombetare per te shqyrtuar te gjitha mundesite ligjore per ndalimin e shperndarjes se ketij libri dhe dergimin sa me te shpejte te ish-prokurores se Tribunalit te Hages Carla del Ponte para drejtesise, per te dhene llogari per akuzat e pabaza.
Libri i ish prokurores se Gjykates per krime lufte ne ish Jugosllavi, Carla Del Ponte, deshtimi i saj gjene shqiptaret per ta fajesuar per mossuksesin e saj. Del Ponte qe disa here eshte akuzuar nga serbet se gjoja po dergon ne Hag vetem serbet dhe jo shqiptaret, kroatet apo boshnjaket ne kete liber bene shume deklarata qe mund te interpretohen si anti-shqiptare. Si duket Del Ponte e hidheruar nga deshtimi total i saj per te sjelle para drejtesise kriminelet serb qe jane pergjegjes per krimet me çnjerezore dhe gjenocid gjate lufterave ne ish-Jugosllavi, tani ka gjetur dike(shqiptaret) per ta fajesuar per mossuksesin e saj. Zvicra ndalon promovimin e librit te Carla del Ponte Ministria e Jashtme e Zvicres ka vendosur te ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – une dhe kriminelet e luftes” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykates per krime te luftes ne ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.
Sipas Ministrise se Jashtme te Zvicres libri i Del Pontes, qe tani eshte ambasadore e Zvicres ne Argjentine, permban deklarata qe nje zyrtar i shtetit zviceran nuk ka te drejte ti thote publikisht. Ne shtypin serb, shume jave para se te dilte libri, ka pasur shume shkrime sipas te cilave Del Ponte ne librin e saj shkruan se ka pasur te dhena per trafik te organeve gjate luftes ne Kosove. Sipas ketyre informatave UCK kishte masakruar 300 serb nga Kosova dhe me pas u kishte marr organet qe ishin shitur ne Perendim. Ahmet Isufi, ish komandant i UCK-se dhe tani nen kryetar i AAK-se, ka mohur nje gje te tille dhe i ka quajtur keto akuza politike, kurse nje zedhenes i TMK-se ka thene se Del Ponte po genjen. Sipas medieve, autoritetet i kane kerkuar Del Ponte qe te kthehet sa me shpejte qe eshte e mundur ne Buenos Aires dhe te vazhdoj punen e saj si ambasadore e Zvicres. Te drejtat e librit qe eshte ne italisht i mban shtepia botuese italiane, Feltrinelli. Ne anglisht, libri pritet te del ne fillim te vitit 2009.
Haga: Del Ponte nuk po e thote te verteten Akuzat e ish kryeprokurores se Tribunalit te Hages, Carla Del Ponte, se shqiptaret e Kosoves kane trafikuar organet e serbeve gjate Luftes ne Kosove, jane te “papergjegjshme dhe jodinjitoze”, tha ish bashkepunetorja e saj e afert, Florence Hartmann. Ajo me tutje i tha gazetes zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte “prezantuar gjera mbi te cilat ishte e pamundshme qe me prova te krijoheshin faktet”.
Nderkohe as Prokuroret e Tribunalit te Hages per Krime te Luftes nuk kane gjetur prova se shqiptaret e Kosoves kane trafikuar organet e serbeve gjate Luftes ne Kosove, tha sot zedhenesja Olga Kavran. “Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove kane zhvilluar hetime preliminare dhe kane vizituar terrenin ne veri te Shqiperise, qe nderlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “perkunder ketyre perpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provoje akuzat e tilla dhe nuk ka baze per vazhdim te metejme sa i perket juridiksionit tone”, ka thene Kavran. Padi per shpifje ndaj Del Pontes Drejtori i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut (KMLDNJ) , Behxhet Shala, thote se organizata e tij do te ngrene padi per shpifje ndaj Carla Del Pontes.
Ne librin e saj te fundit Del Ponte shkruan se ajo ka pasur te dhena per trafik te organeve fill pas mbarimit te luftes se Kosoves. Sipas ketyre te dhenave shqiptar nga Kosova nen dijenine e UÇK-se kishin rrembyer serb ne Kosove qe me pas ishin transportuar per ne Shqiperi. Atje ketyre serbeve u ishin marr organet qe me pas jane shitur ne shtete te ndryshme te botes. Shala eshte i pakenaqur me menyren se si qeveria e Kosoves ka trajtuar keto akuza dhe kerkon qe perpos KMLDNJ-es edhe qeveria te ngre padi per shpifje ndaj Del Pontes. Kesaj kerkesa i bashkohet edhe partia opozitare AAK.
Zevendes kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuçi, thote se qeveria e Kosoves nuk e ka ndermend te merret me keto akuza apo ti pergjigjet letres se Human Rights Watch kur kerkohet nga institucionet kosovare qe te kryhet hetim qe ka per qellim zbardhjen e te vertetes. Dje Ministrja e Drejtesise e Republikes se Kosoves, Nekibe Kelmendi u shpreh se akuzat per trafik organesh jane fabrikime te bera nga Del Ponte apo vete Serbia.
Kelmendi por edhe aktivistja serbe e te drejtave te njeriut, Natasa Kandic, thone se ato kane takuar Del Ponte disa here por ajo kurre nuk ka permendur ate ç’far shkruan ne librin e saj. Nekibe Kelmendi: Fabrikime te pastra nga Del Ponte, apo vete Serbia Ministrja e Drejtesise e Kosoves, Nekibe Kelmendi i ka hedhur poshte akuzat e ish kryeprokurores se Gjykates se Hages Carla Del Ponte.
“Keto jane fabrikime te pastra nga Del Ponte, apo vete Serbia”, tha Kelmendi. “Kam pasur kater takime private me Carla Del Ponten dhe ajo asnjehere nuk i ka ngritur keto akuza”. Ministria qe drejtohet nga Kelmendi ishte ne listen e institucioneve qe kane marre kerkesen per hetime nga Human Rights Watch. Del Ponte, ne librin e saj shkruan se 100-300 njerez, shumica civile serbe jane derguar me kamiona nga Kosova ne Burrel te Shqiperise ne qershor te 1999 nga ku nje pjese jane perdorur per trafik organesh. Sipas Del Pontes anetare te larte te ish Ushtrise Çlirmitare te Kosoves ishin ne dijeni te trafikut te organeve/B.Sina/INA.

[Artikulli Origjinal]

Mediet zvicerane duke cituar Behxhet Pacollin, jane shprehur se ky liber fyen rende ndjenjat e shqiptareve, fyen rende moralin e luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves…

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli

Beqir Sina / New York. Media kosovare njoftoi sot, se Kryetari i Aleances Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka iniciuar nje procedure gjyqesore kunder librit te Carla del Pontes, “Gjuetia, une dhe kriminelet”, duke kerkuar qe menjehere te nderpritet shitja dhe shperndarja e tij. Pacolli ka kerkuar qe ky liber te terhiqet nga tregu me arsyetimin se ai ofron shume dezinformata dhe shpifje. Mediet zvicerane duke cituar Behxhet Pacollin, jane shprehur se ky liber fyen rende ndjenjat e shqiptareve, fyen rende moralin e luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe ne kete menyre del Ponte permes ketij libri mundohet te njollose luften e drejte te popullit te Kosoves.

Pacolli ka thene se ne librin e saj, Del Ponte, ka sulmuar shume thelle moralin dhe ndjenjat e UÇK-se, duke i trajtuar ata kriminele te luftes dhe trafikante te organeve njerezore, ka fyer rende edhe familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes, te cilet dhane gjithçka per lirine e vendit te tyre dhe per te mbrojtur popullin e pafajshem te Kosoves, derisa makineria serbe i debonte me dhune nga Kosova – thuhet ne gazeten “Corrierre del Ticino”. Behet e ditur se zoteri Pacolli ka angazhuar dy zyra te avokateve nderkombetare per te shqyrtuar te gjitha mundesite ligjore per ndalimin e shperndarjes se ketij libri dhe dergimin sa me te shpejte te ish-prokurores se Tribunalit te Hages Carla del Ponte para drejtesise, per te dhene llogari per akuzat e pabaza.

Libri i ish prokurores se Gjykates per krime lufte ne ish Jugosllavi, Carla Del Ponte, deshtimi i saj gjene shqiptaret per ta fajesuar per mossuksesin e saj. Del Ponte qe disa here eshte akuzuar nga serbet se gjoja po dergon ne Hag vetem serbet dhe jo shqiptaret, kroatet apo boshnjaket ne kete liber bene shume deklarata qe mund te interpretohen si anti-shqiptare. Si duket Del Ponte e hidheruar nga deshtimi total i saj per te sjelle para drejtesise kriminelet serb qe jane pergjegjes per krimet me çnjerezore dhe gjenocid gjate lufterave ne ish-Jugosllavi, tani ka gjetur dike(shqiptaret) per ta fajesuar per mossuksesin e saj. Zvicra ndalon promovimin e librit te Carla del Ponte Ministria e Jashtme e Zvicres ka vendosur te ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – une dhe kriminelet e luftes” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykates per krime te luftes ne ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.

Sipas Ministrise se Jashtme te Zvicres libri i Del Pontes, qe tani eshte ambasadore e Zvicres ne Argjentine, permban deklarata qe nje zyrtar i shtetit zviceran nuk ka te drejte ti thote publikisht. Ne shtypin serb, shume jave para se te dilte libri, ka pasur shume shkrime sipas te cilave Del Ponte ne librin e saj shkruan se ka pasur te dhena per trafik te organeve gjate luftes ne Kosove. Sipas ketyre informatave UCK kishte masakruar 300 serb nga Kosova dhe me pas u kishte marr organet qe ishin shitur ne Perendim. Ahmet Isufi, ish komandant i UCK-se dhe tani nen kryetar i AAK-se, ka mohur nje gje te tille dhe i ka quajtur keto akuza politike, kurse nje zedhenes i TMK-se ka thene se Del Ponte po genjen. Sipas medieve, autoritetet i kane kerkuar Del Ponte qe te kthehet sa me shpejte qe eshte e mundur ne Buenos Aires dhe te vazhdoj punen e saj si ambasadore e Zvicres. Te drejtat e librit qe eshte ne italisht i mban shtepia botuese italiane, Feltrinelli. Ne anglisht, libri pritet te del ne fillim te vitit 2009.

Haga: Del Ponte nuk po e thote te verteten Akuzat e ish kryeprokurores se Tribunalit te Hages, Carla Del Ponte, se shqiptaret e Kosoves kane trafikuar organet e serbeve gjate Luftes ne Kosove, jane te “papergjegjshme dhe jodinjitoze”, tha ish bashkepunetorja e saj e afert, Florence Hartmann. Ajo me tutje i tha gazetes zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte “prezantuar gjera mbi te cilat ishte e pamundshme qe me prova te krijoheshin faktet”.

Nderkohe as Prokuroret e Tribunalit te Hages per Krime te Luftes nuk kane gjetur prova se shqiptaret e Kosoves kane trafikuar organet e serbeve gjate Luftes ne Kosove, tha sot zedhenesja Olga Kavran. “Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove kane zhvilluar hetime preliminare dhe kane vizituar terrenin ne veri te Shqiperise, qe nderlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “perkunder ketyre perpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provoje akuzat e tilla dhe nuk ka baze per vazhdim te metejme sa i perket juridiksionit tone”, ka thene Kavran. Padi per shpifje ndaj Del Pontes Drejtori i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut (KMLDNJ) , Behxhet Shala, thote se organizata e tij do te ngrene padi per shpifje ndaj Carla Del Pontes.

Read the rest of this entry »

Intervistë me Behgjet Pacollin për investime në Zelinë të Kroacisë

Behgjet Pacolli në Zelinë: “Kjo është fantastike!”
Para një jave pronari dhe drejtuesi i MABETEX-it nga Lugano, Behgjet Pacolli, investitori dhe koncensionari i ardhshëm i rivierës termale në Zelinë, e ka vizituar këtë qytet të Kroacisë. Me bashkëpunëtorin më të ngushtë të tij Rikardo Stopfera, shikuan hapësirën përreth baseneve të Zelinës, derisa nikoqiri, kryetari i Bashkisë Vlado Zhigroviq dhe anëtari i kryesisë Ivan Zhigroviq Shimun i shpjeguan detajisht se ku do të vendosen objektet.
Duhet pranuar se Pacollit nuk i është dashur shpjegim i madh ngaqë i befasoi edhe nikoqirët me njohjen detajore të çdo pjese të projektit të rivierës termale.
Intervistë ekskluzive për gazetën e Prigorit: Behgjet Pacolli
Sa jeni i kënaqur me atë që patë dhe ju prezantua?
Jam shumë i kënaqur me atë që e pashë këtu. Nuk kam besuar se është aq bukur, kur bashkëpunëtorët e mi në krye me Rikardon më treguan për këtë. Është fantastike çdo gjë që kam parë dhe dëgjuar. Vetëm Zoti mund ta krijojë këtë bukuri. Ne jemi të gatshëm që të tejkalojmë atë që e kemi paraparë dhe të dyfishojmë investimin tonë. Nëse ndërtojmë, atëherë duhet ndërtuar bukur, modern dhe atraktiv.
A keni ndonjë sugjerim apo propozim të caktuar?
Gjithsesi se duhet të ruajmë çdo dru dhe çdo bimë për aq sa do të kemi mundësi t’i ruajmë. Ne mund të ndërtojmë hotele dhe gjitha tjerat por këto male janë shumë të vlefshme. Do t’iu sugjeroj kolegëve të mi që të ndërtojnë edhe një qendër biznesi të tipit të Fox Town në Cyrih (Big brands – small prices, v.j.). Është një grup i bizneseve të vogla me emrat më të njohur të firmave botërore, gardërobës së meshkujve dhe femrave, gardërobës për fëmijëve, nakit, kozmetikë, pajisjeve sportive, ushqimit, salloneve të bukurisë, restoranteve etj. (Boss, Dior, Lacoste, Armani, Calvin Klein, Diadora, Dolce&Gabbana, Versace, Adidas si dhe dhjetëra emra të kompanive tjera të njohura, v.j.). Përveç kësaj unë do të propozoj që të ndërtohet një kazino, ndërtesë e ndarë prej kësaj, me një kupolë të xhamit, ngaqë të gjithë ata që luajnë në kazino të mund të shikojnë natyrën përreth. Do të sugjeroj që gjatë ndërtimit të përdoret sa më pak beton, e sa më shumë xham, sepse në objektet e mia kam dëshirë të shoh të pikturuar bukurinë e natyrës. Gjithashtu do të doja, edhe pse Zelina e ka një kishë shumë të bukur, diku afër rivierës termale të ndërtohet edhe një kishë e vogël apo kapelë kishtare. Unë kam kontaktuar edhe një arkitekt, i cili ka projektuar në Dubai atraksione të ndryshme të ujit, ujëvara dhe gjëra të tjera, dhe ai do të ma dërgojë ofertën edhe për rivierën termale në Zelinë. Atë që kam parë në Dubai është gjëja më e bukur që e kam parë në botë, andaj dëshiroj që edhe riviera termale të jetë e tillë.
Qytetarët e kësaj ane me padurim janë duke pritur që këtu të fillojnë punimet në mënyrë që pastaj shumë shpejt të përfundojë riviera termale. Kur pritet të ndodhë kjo?
Gjithë projekti fillon me qëllim që të kryhet sa më shpejtë që është e mundur. Ne tani jemi në pritje të përfundimit të çështjeve burokratike dhe në momentin kur të fillojmë të ndërtojmë jam i sigurt se do përfundojmë gjithë projektin për më pak se dy vjet. Ne do të koncentrojmë të gjitha forcat tona në mënyrë që të përfundojmë punimet sa më shpejtë që është e mundur kështu duke iu ofruar qytetarëve rivierën termale. Njëra prej arsyeve është se ne nuk guxojmë të punojmë këtu gjatë dhe t’iu pengojmë qytetarëve të Shën Ivan Zelinës, sepse ata këtë nuk e meritojnë, ndërsa arsye e dytë është se kjo do të jetë një qendër e shkëlqyeshme të cilën duhet ta hapim sa më parë për publik.
Sa jeni të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me bashkëpunëtorët tuaj nga Kroacia dhe me udhëheqësinë e Zelinës?
Jam shumë i kënaqur. Deri tani çdo gjë po shkon sipas planit, me shpresë se punët do të ecin edhe më mirë, dhashtë Zoti ne do të fillojmë për disa muaj ndërtimin, në mënyrë që në pranverën e vitit 2009 të hapim këtë qendër. Sa i përket të hollave ne i kemi përmbyllë të gjitha obligimet financiare dhe në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Dje kam biseduar me një nga ekzekutuesit e mundshëm të punimeve. Isha dje edhe te Presidenti Mesiq dhe ia prezantova këtë projekt. Ai përkrah maksimalisht gjithë atë që ne po planifikojmë të realizojmë në Zelinë.
A do te jenë realizuesit e këtyre punëve nga Kroacia?
Sigurisht, Kroacia meriton që firmat e saj të bëjnë këtë punë, ne do të bëjmë çdo gjë që sa më shumë firma lokale të Zelinës të jenë bashkëpunues në këtë punë.

Behgjet Pacolli, një gjeneral shqiptar

[Artikulli Origjinal]

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli

Mabetex” është krijuar në vitin 1991 dhe në vitet e para të ekzistenës së saj, nuk ishte e njohur në Shqipëri. Shtypi i huaj ndërkohë e vlerësonte në maksimum. Në Mars të vitit 1996, u organizua takimi tek Presidenti i asaj kohe, Z. Sali Berisha. Aeroplani personal i Behgjetit do të vinte në darkë në Rinas, rreth orës 20:00, një dite më përpara. Shkuam në Rinas. Ishte një natë e bukur pa re dhe yjet dukeshin qartë. Asnjë makinë rreth e rrotull, asnjë njeri brenda dhe jashtë godinës, dhe të gjitha dyert ishin të mbyllura. Ora kalon 21:00. Ne shikojmë në qiell dhe mbi aeroport dritat e lëvizshme të një avioni që vinte vërdalle e vërdallë. I ramë derës, pastaj xhamit, dhe më në fund mbas 15 minutash, doli dikush i nervozuar. I shpjeguam se presim një mik, që duhet të jetë në aeroplanin që vjen vërdallë mbi Rinas, por nuk e kuptonim pse nuk ulej. Punonjësi i aeroportit, na shpjegoi me shumë qetësi se nuk ka asnjë njeri në kullën e komandimit, as në fushë, as gjëkundi. Të gjithë janë mbledhur tek salla e televizorit,-na tha- sepse Mike Tyson kishte ndeshje boksi. Por,- tha ai, mos u bëni merak, sepse ne e dimë që po vjen një biznesman amerikan dhe do çojmë njeri që të japi sinjal.

Në Shqipëri

Në takimin që u zhvillua në presidencë, pak orë më vonë, u diskutua mbi mundësitë e biznesit në Shqipëri. U thanë plot gjëra për turizmin, për rrugët, e për infrastrukturën. Nga ana jonë u kërkua Hotel “Dajti” për rikonstruksion dhe shtesë të re, ose ndonjë mundësi tjetër investimi në fushën e turizmit. (Kishin sjellë me vehte një portofol impresiv me punët e Mabetex-it në botë.) Ishim të interesuar sido të donte pala shqiptare me investim 100% të Mabetex-it, me joint-venture, me shtetin Shqiptar, apo me çdo lloj forme bashkëpunimi që mund të kërkohej. Na u tha që shteti Shqiptar nuk shihte ndonjë pengesë për hotel Dajtin, por kishte një joint-venture ekzistuese ndërmjet një kompanie Franceze dhe Hotel Dajtit, e cila skadonte më qershor 1996, dhe në qoftë se kompania nuk do të vazhdonte investimin (mbasi kontrata ishte vetëm 4 vjet) mbas qershorit, ne mund ta merrnim atë.

U zbatua një për një protokolli, që duhej për këtë punë. Lodhje, sorollatje, nënqeshje e qeshje, harxhim parash dhe nervash, dhe vazhdimi dihet. Edhe sot, më vjen keq, sepse Behgjeti do te “qwndiste” Hotel-Dajtin, ishte një rast që nuk kthehet më. Morëm pjesë në shumë tendera, sollëm mjaft kompani të huaja, të tilla si John Deere, Benz Mercedes, Nokia, etj. U bënë disa investime, ndonjë pune edhe u bë, por jo për nivelin e Mabetex-it. Me sa di,me pak ndryshim, kjo gjendje vazhdon edhe sot. Vështirë të bëhej një punë, pa sorollatje, pa u sharë, pa u akuzuar, pa bërë sherr që vazhdon e nuk shuhet e asnjë nuk fiton. U punua shumë me lodhje dhe nerva, me burokracinë, por paaftësia e administratës, e gërshtuar me miopinë politike solli këtë impotence , e kjo bëri që gjërat të mos shkonin siç duhet. Asnjë përgjigje zyrtare, heshtje e shurdhër, edhe sepse në shumicën e punëve investimi 100% do të ishte i Mabetex-it, as nuk bëhej fjalë për tendera me paratë e të tjerëve. Ato nuk ishin për ne.

Një kompani ndryshe

Por, gjërat janë ndryshe në vend të tjera. Në një vend si Zvicra, ku ka një psikologji e mentalitet të vjetër Europian, nuk është kollaj të punoj një shqiptar. E që të lulëzosh në mes te Luganos, është e vështirë por jo e pamundur. Këtë e ka treguar rasti i Behgjet Pacollit, që ka ecur falë një arsye të thjeshtë: puna dhe vetëm puna.

Mabetexi ka një staf absolut. Për më shumë akoma punohet në vënde ku gjuha, zakonet, e traditat ndryshojnë në mbi 100 nacionalitete.

Read the rest of this entry »